Bëhet nënë për herë të parë, ish-banorja e Big Brother zbulon emrin e bebushes (FOTO LAJM)

Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram.

Alba ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e bukur Sofia. Moderatorja ka publikuar dy foto me duart e vogla të së bijës dhe ka ndarë emocionet e saj me ndjekësit. Ajo shkruan se nuk gjen fjalë për t’i përshkruar ndjenjat e saj.

“Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia! Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit! Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës”, ka shkruar Alba krahas fotove.


Shtuar 20.06.2020 08:05