Perfundon autopsia e Jackson, nuk behen te njohura rezultatet
Albeu.com
Mjekët ligjorë kanë përfunduar raportin për autopsinë e trupit të mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, por detajet mbeten ende të panjohura, ndërsa policia vazhdon hetimin për zbulimin e shkakut të vdekjes së këngëtarit dhe recetat e ilaçeve që ai përdorte.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, rezultatet e autopsisë që u kërkuan nga detektivët, ku përfshihen edhe teste toksike, do të mbeten të fshehta deri në momentin kur policia do të përfundojë hetimet. Ai nuk mund të jepte një datë për përfundimin e hetimeve dhe nuk pranoi të jepte shpjegime të tjera më të hollësishme. Disa media raportuan se trupi i Jackson tashmë është varrosur në varrezën “Forest Lawn” të Los Anxhelosit, por zëdhënësi i familjes Jackson akoma nuk e ka konfirmuar lajmin.
Shtuar më 11/08/2009, ora 19:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori