E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Përdhunonin vajzën e tyre çdo ditë, arrestohen prindërit monstra (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një çift është vënë para drejtësisë në Rusi pasi u akuzua për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare.

Nëna e fëmijës i tha policisë: "Më mirë ne se disa maniakë", përcjell albeu.com

Çifti i martuar të moshës 34 vjeçare akuzohen për pedofili pasi e kanë kthyer fëmijën në një "skllave seksi", thonë burimet e zbatimit të ligjit.

Ata janë mbajtur në paraburgim në Volgograd (ish Stalingrad) dhe, nëse dënohen, përballen me 20 vjet burg.

Vajza iu nënshtrua abuzimeve seksuale të tmerrshme dhe të shpeshta nga dhjetori 2016 deri në mars 2017.

Babai i paidentifikuar akuzohet për përdhunimin e vajzës - shpesh me nënën në të njëjtën shtrat "çdo ditë".

Përpara gjykimit penal, prindërve u janë hequr të drejtat e tyre prindërore. /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori