Përdhunohet nga njerku, adoleshentja hidhet para trenit
Pëlqej
Një vajzë 16-vjeçare u vra duke dalë përpara një treni pasi u abuzua nga njerku i saj ,i cili u soll para drejtësisë vetëm një vit më vonë.

Vajza e quajtur Georgia Walsh i mori jetën vetes në stacionin e trenit Dunton Green në Kent, Angli, në mars të vitit 2017, dhe la një shënim duke thënë: “Nuk mund ta bëj më këtë”.

Ndërkohë, njerku i saj, Brett Connell, 36 vjeç, u burgos me nëntë vjet burg muajin e kaluar për një seri të veprave seksuale.

Vetëm katër javë para vdekjes së saj, gjykata mësoi se Georgia ishte intervistuar nga policia për abuzimet që ajo kishte pësuar vazhdimisht në duart e Connell.

Georgia la një shënim vetëvrasës, në të cilin shkruhej: “Nuk mund ta bëj më këtë. Stresi nga gjendja e tanishme është shumë për ta përballuar. Ndihem fajtore për atë që ndodhi”.

“Sigurohuni që ai të përfundojë në ferr për atë që ka bërë. Mami, të lutem telefonoji babit (babai i saj natyral).

“Tregojini atij gjithçka, por le ta di se sa shumë e kam dashur. Më mungojnë shëtitjet tona në park dhe më mungon shumë. Të dua babi”.

Një hetim ka treguar se Georgia kishte punuar në një degë të Costa Coffee me një koleg në ditën e vdekjes së saj, por u bë disi më e heshtur.

Georgia i tha kolegut të saj se ajo ishte e heshtur për shkak të ‘problemeve në shtëpi’ dhe se ajo nuk do të kthehej në punë.

Detektivja Nikki Blaydon ka bërë të ditur se “Pak kohë më pas, kolegu i saj mori tre mesazhe në WhatsApp në të cilat ajo i kishte shkruar se nuk do ta shihte më dhe se i vjen keq”.

Ajo shtoi: “Në orën 8.09, një thirrje emergjente nga një femër tregon se donte të raportonte një vetëvrasje dhe ky numër i përkiste Georgia Walsh”.
Shtuar më 25/05/2018, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori