Një dëshmitar në gjyqin e një peshkopi indian të akuzuar për përdhunimin e një murgeshë, ka vdekur.
Kjo ka nxitur një hetim mbi vdekjen e tij. Kuriakose
Kattuthara ishte rreth 62-vjeç.
Ai vdiq vetëm disa javë pasi dha dëshminë e tij në rastin kundër peshkopit Franko
Mulakkal, i cili është akuzuar për përdhunimin e një murgeshë.
Mulakkal, me bazë në shtetin e
Punjab, u akuzua se përdhunoi një murgeshë gjatë vizitave të tij në shtetin
Kerala në jug të Indisë. Ai mohon akuzat dhe aktualisht është në liri me kusht, në pritje të gjykimit.
“
Kattuthara vdiq mbrëmjen e kaluar. Ne do të hetojmë rrethanat e vdekjes së tij dhe do të bëhet autopsia,”-tha A.R. Sharma, një zyrtar i lartë i policisë në
Punjab.
Kattuthara ishte një prift në fshatin Dasuya në
Punjab. Ai ishte midis dhjetëra dëshmitarëve që duhej të dëshmonin në gjyqin e
Mulakkal në
Kerala.
Ky është një rast i rrallë i një murgesge që publikisht akuzon një epror Kishe për përdhunim.
Arrestimi i
Mulakkal në shtator pasoi javë të protestave nga murgeshat në
Kerala duke bërë thirrje për ndjekjen penale të tij.
Javën e kaluar, një gjykatë lokale në
Kerala i dha atij lirimin me kusht. Pas lirimit të tij, peshkopi u kthye në
Punjab për tu mirëpritur si një hero, me përkrahësit që brohorisnin kur po kthehej në shtëpi.
Shtuar më 23/10/2018,
ora 14:56