Kisha Ortodokse Ruse ka thënë të hënën se ka vendosur të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës në shenjë proteste për
miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale” ose të pavarur.
Duke folur në Bjellorusi, pas një takimi të trupës qeverisëse të
Kishës
Ruse, Mitropoliti Hilarion, tha se Sinodit të Shenjtë nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër, përveç se të shkëpusë lidhjet me Patriarkatin në Stamboll, selia e udhëheqësit shpirtëror global për rreth 300 milionë të krishterë ortodoksë.
Ukraina javën e kaluar siguroi
miratimin nga Konstandinopoja për të krijuar një kishë të pavarur, në atë që Kiev tha se ishte një hap jetik kundër ndërhyrjes
ruse në punët e saj, por që
Kisha Ortodokse Ruse e cilësoi si ndaren më të madhe të krishterimit, në njëmijë vitet e fundit.
“Vendimi që u mor ishte për të ndërprerë plotësisht lidhjet me Patriarkanën e Stambollit. Asnjë vendim tjetër nuk mund të merrej nga Sinodi ynë i Shenjtë, sepse logjika e të gjitha veprimeve të ndërmarra kohët e fundit nga Patriarkana e Kostandinopojës, çoi në këtë situatë”, deklaroi Mitropoliti Hilarion për mediat bjelloruse në Minsk.
Shtuar më 16/10/2018,
ora 10:10