Shenjat që tregojnë se partneri juaj do të jetë një baba perfekt

Ju dëshironi të keni fëmijë, por jeni të shqetësuar nëse partneri juaj do të jetë një baba i mirë!

Shikoni 5 shenjat kryesore që tregojnë se sa baba i mrekullueshëm mund të jetë burri juaj:

1. Të ka thënë ndonjëherë “dukesh e lodhur, më lër të gatuaj” apo “më lër të bëj punët e shtëpisë”?

Nëse po, tregon se ai po i kushton vëmendje asaj që ndodh rreth tij dhe po merr iniciativë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në rastin e fëmijëve.

2. A të mban ai dorën dhe të përkëdhelë flokët?

Kjo shprehje dashurie dhe kujdesi tregon aftësinë e tij për t’u lidhur emocionalisht.

3. Çfarë bën ai kur gjërat vështirësohen?

Nëse zhduket, nuk është aspak një shenjë e mirë. Keni nevojë për një partner që ulet dhe përballet me situata stresuese.

4. A e ka anuluar një dalje me miqtë e tij sepse ju jeni sëmurë?

Kjo është një shenjë e shkëlqyer sepse tregon një person fleksibël që di të përgjigjet.

5. Kur ai thotë se do të bëjë diçka, a e bën atë pa ia rikujtuar?

Është e rëndësishme sepse nuk mund të rrisësh një fëmijë me dikë që nuk ke besim të bëjë gjënë e duhur. /albeu.com


Shtuar 28.01.2023 22:55