Përfundon votimi për Primaret e PD-së, nis numërimi i votave, këta janë fituesit në disa qytete

Ditën e sotme mbaheshin zgjedhjet e kandidatëve për Primaret e Partisë Demokratike në disa Bashki të vendit.

Ndërkohë votimi ka mbaruar, ndërsa votat në disa qytete ende po numërohen.

Më poshtë janë listuar Bashkitë e qyteteve dhe kandidatët fitues:

Shkodër: Bardh Spahia i cili garonte i vetëm në Primare ka marrë 1386 vota pro, 6 kundër dhe 4 të pavlefshme.

Kukësi: Admir Sinamati me 989 vota.

Bulqiza: Defrim Fiku, i cili ka siguruar 453 vota.

Memaliaj: Albert Malaj, me 300 vota.

Vau i Dejës: Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash.

Krujë: Ndriçim Babasi, i cili ka marrë 168 vota.

Selenica: Leonard Rakipaj ka marrë 270 vota nga 500 demokratë që votuan në total.

Skrapar: Eugen Mustafallari. Gjithsej kanë votuar 156 nga 228 demokratë.

Mallakastër: Fitues rezulton Resmi Shanaj me 264 vota.

Patos: Fituese e garës së Primareve është Sofie Alushaj.

Gjirokastër: Dorian Lani.

Berat: Fitues është shpallur kandidati Zija Ismaili me 527 vota.

Kuçovë: Lefter Maliqi.

Poliçan: Behar Xhaferraj.

Libohovë: Kanë marrë pjese 282 persona ku të gjithë kanë votuar në bllok kandidatin e vetëm Adil Xhelili. Asnjë votë e pavlefshme.

Shijak: Fitues është Rezart Tusha me 333 vota.

Pogradec: Shpallet fitues Zini Tollozhina me 291 vota.

Dimal: Gentjan Meçe ka arritur të fitojë me 187 vota, ndërsa Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota. tre fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.

Ersekë: Fitues ka dalë Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.

Tepelenë: Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.

Këlcyrë: Fitues Arjan Kasaj me 171 vota.

Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino.

Devoll: Fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 vota.

Delvinë: Ilir Mehmeti ka dalë fitues me 185 vota. Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.

Lushnjë: Ftues është konfirmuar Eduart Sharka me 1021 vota, duke u shpallur kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vorë: Fitues është shpallur Indrit Hoxha.

Durrës: Fiton igli cara me 1398 vota kundrjet 299 vota te Armand Dervishi.

Përrenjas: Nga 217 Votues 150 jane Suzana Topi.

Elbasan: 2168 vota pro Luçiano Boçi.

Cërrik: Fitues Serveti Duzha me 260.

Peqin ka fituar bindshëm mjeku Mustafa Pashja.

Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota.

Mat: Skënder Gjuci 319 vota.

Korçë: Ledina Alolli.

Maliq: Alfred Gega.

Kolonjë: Ethem Lumani./albeu.com

 


Shtuar 4.12.2022 19:12