Arrestohet shqiptari në Zvicër, policia i gjen 7 kg “të kuqe” dhe 1 kg “të bardhë”

Policia zviceriane ka njoftuar se një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar si pasojë e një kontrolli në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar  mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë në Zuchwil SO rreth një javë më parë.

Sipas njoftimit vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga. 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga një patrullë të mërkurën pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit. Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 10:41