Për herë të parë pas zjarrit, kështu do të festohen Krishtlindjet në katedralen Notre-Dame
Abacia e Notre-Dame do të japë një koncert në prag të Krishtlindjes, pa një audiencë, në katedralen e Notre-Dame e shkatërruar nga flakët në 2019">2019, njoftoi sot Kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit, në një njoftim për shtyp.

“Ky koncert, i drejtuar nga Henri Chalet, drejtori i abacisë, do të mbledhë bashkë 20 këngëtarë nga kori i të rriturve, të shoqëruar nga Yves Castagnet në organo, si edhe nga dy solistë: Julie Fuchs (soprano) dhe Gautier Capuçon (violonçel)”, shtoi ai.

Koncerti do të zhvillohet në pajtueshmëri të rreptë me standardet aktuale shëndetësore.

Kjo është ngjarja e tretë e organizuar në katedralen e Notre-Dame që nga zjarri i 15 prillit 2019">2019, që shkatërroi pjesërisht ndërtesën.

Më 10 prill, kryepeshkopi organizoi një “kohë meditimi”, me rastin e së Premtes së Madhe, në një katedrale të zbrazët, pa besimtarë.

Më 15 qershor 2019">2019, Michel Aupetit kremtoi një meshë para rreth 30 personave.
Shtuar më 01/12/2020, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori