Për herë të parë një grua bëhet kancelare në Austri
Presidenti i Austrisë thotë që do emërojë kryesuesen e Gjykatës Supreme të Austrisë si kryeministrepërkohshme deri sa të mbahen zgjedhjet e reja në shtator.

Presidenti Alexander Van der Belen vendosi të emërojë Brigitte Bierlein si kryeministrepërkohshme pasi që qeveria e drejtuar nga Sebastian Kurz humbi mocionin e votëbesimit në parlament të hënën.

Kurz kishte prishur koalicionin me partinë tjetër në pushtet në fillim të këtij muaji. Kjo pasi që një video u publikua që tregonte liderët tjerë të koalicionit duke pranuar një ofertë të majme nga një biznesmen rus i cili në fakt ishte një gazetar i maskuar.

Bierlein ka qenë kryesuese e Gjykatës Kushtetuese që nga shkurti i vitit 2018.

Ajo do i propozojë kabinetin presidentit Van der Bellen dhe do të jetë femra e parë kancelare në histori të Austri.
Shtuar më 30/05/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori