Për herë të parë në histori një kryeministre shkon me beben e saj në punimet e OKB-së (FOTO LAJM)

Pëlqej
Po vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New-York në të cilën takohen të gjithë liderët botërorë.

Por, këtë herë për herë të parë në histori pjesë e kvtyre punimeve u bë edhe një bebe 3 muajsh,shkruan albeu.com.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Ardern Gayford u detyrua ta marrë edhe beben e saj në punimet e asamblesë. Por edhe bashkëshorti Clarke Gayford nuk i kan lenë vetëm por e ka shoqëruar bashkëshorten dhe u kujdes për beben kur ajo mbante fjalim.

E pyetur nga NBC, nëse është më e vështirë të qeverisë Zelandën e Re, apo të marrë të bijën në një udhëtim me avion që zgjat 17 orë, Ardern u përgjigj me të qeshur: Janë pak a shumë njësoj.

Partneri i Ardern, një prezantues televiziv, është kujdestari kryesor i Neve dhe ka udhëtuar me kryeministren në Nju Jork për t’u kujdesur për foshnjën.

Javën e shkuar, në Zelandën e Re u miratua një ligj që lejonte kryeministren apo ministrat të udhëtonin me një dado në misionet jashtë vendit, e kjo do të mbulohej nga taksapaguesit. Por, Ardern tha se bileta e partnerit për në Nju Jork dhe shpenzimet e tjera do të paguhen prej saj, pasi ka vetëm pak angazhime në të cilat kërkohet prania e Gayford./albeu.com/


Shtuar më 25/09/2018, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori