Për herë të parë Arabia Saudite vlerëson një grua në postin e ambasadores
Arabia Saudite e ka emëruar një princeshë si femrën e parë ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfida e saj do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Princesha Reema bint Bandar do ta zëvendësojë në këtë pozitë princin Khalid bin Salman, i cili është vëllai i vogël i princit në pushtet. Ai tashmë është caktuar zëvendësministër i mbrojtjes, ndërsa lajmin për këtë ndryshim në diplomacinë saudite e kanë bërë të ditur mediet shtetërore të Arabisë Saudite.

Ambasadorja e re do të përballet me qëndrimet armiqësore të ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin masa kundër Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi dhe dyshimeve se princi Mohammed bin Salman është personalisht përgjegjës për këtë krim.


Shtuar më 24/02/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori