Për çfarë e paguajnë anglezët familjen mbretërore?
Pëlqej
Në vitin 1697, Parlamenti Britanik kishte caktuar 1.2 milionë sterlina në vit për familjen mbretërore, si fond në kohë paqeje, me të cilat ata do të paguanin monarkinë si dhe nëpunësit civilë, (gjykatës e kosto të tjera), ndaj dhe emri “Lista Civile”.

Por mbreti Xhorxh III, që erdhi në fron në vitin 1760, ashtu si dhe paraardhësi i tij, Xhorxh II, nuk arrinte t’i mbulonte të gjitha këto shpenzime, ndaj bëri një marrëveshje me parlamentin.

Marrëveshja ishte që monarkia t’i dorëzonte parlamentit pronat e trashëguara, bashkë me të ardhurat, dhe si këmbim parlamenti do të mbulonte pagesën e Listës Civile. Megjithatë, pronat mbeten edhe sot në emër të monarkisë, edhe pse nuk i menaxhojnë dot.

Prona që përjashtohej e që nuk do t’i jepej parlamentit, por do t’i mbetej familjes mbretërore angleze, ishte Dukati i Lankasterit. Ndërsa Dukati i Kornuollit i mbetej princit të Uellsit.

Lista Civile ndaloi së quajturi e tillë në vitin 2011, kur mori emrin Granti i Sovranit.

A mund t’i shpenzojë familja mbretërore paratë sipas dëshirës?

Jo, 48 milionët që merr nga buxheti janë për funksione zyrtare, bamirësi, kopshtari, udhëtime jashtë vendit, etj.

Por mbretëresha, princi Çarls dhe disa anëtarë ët tjerë të familjes mbretërore kanë të ardhura të tjera, nga pronat private që nuk ua dorëzuan parlamentit.

Mbretëresha merr rreth 20 milionë euro në vit nga pronat që zotëron në atë që quhet Dukati i Laknasterit.

A paguan taksa familja mbretërore?

Që nga viti 1992, mbretëresha e Anglisë ka ofruar me dëshirën e saj të paguajë taksa mbi të ardhurat private, të cilat nuk përdoren për funksione zyrtare.

Princi Çarls gjithashtu ka paguar taksa mbi të ardhurat për pronën e tij, Dukatin e Kornuollit, që në vitin 1993.

Në vitin 2071, për rreth 25 milionë euro të ardhura ai pagoi rreth 5 milionë euro taksa.

Galeria: Fotot zyrtare të dasmës nga familja mbretërore
Shtuar më 21/05/2018, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori