Pentagoni: Turqia t'i shohë në ëndërr F-35 dhe raketat "Patriot" nëse merr S-400 ruse
Pentagoni ka dalë në një deklaratë të fortë pas avancimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë për blerjen nga qeveria e Erdoganit të sistemit të mbrojtjes anti-ajrore S-400.

Zëdhënësi i Pentagonit Charles Summers iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se çfarë pasojash do të kishte blerja e këtyre raketave nga Turqia, përcjell Albeu.com.

"Nëse Turqia fut raketat ruse në sistemin e mbrojtjes së NATO-s atëhere kjo do të ketë pasoja shumë negative. Fillimisht mund të them se nuk do të behet fjalë për shitje të avionëve F-35 si edhe raketave Patriot", tha ai.

Turqia është një ndër vendet që kanë investuar në projektin për avionët F-35 sëbashku me SHBA dhe disa shtete të tjera të NATO-s dhe mos transferimi i kësaj teknologjie të avancuar do të ishte një goditje e fortë për ushtrinë turke. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori