Mësohet se ka humbur jetën një prej udhëheqësve më të pushtetshëm të Al-Qaeda, pas një
sulmi ajror me dron, në pjesën veri-lindore të Afganistanit, muajin e kaluar.
Njoftimi është dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është konfirmuar që Farouq al-Qahtani, lideri i grupit për këtë zonë, ka mbetur i vdekur dy javë më parë, transmeton Klan Kosova.
Al-Qahtani ishte i vendosur në listën amerikane të personave më të kërkuar në shkurt të
këtij viti pasi ai akuzohej për pjesëmarrje në sulmet terroriste nëpër Evropë.
Gjatë
këtij sulmi mbetën të vdekur edhe 15 rebel, ndër ta dy arab, dhe një numër luftëtaresh taleban nga Pakistani./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2016,
ora 11:35