Pentagoni: Do t’i sulmojmë depot tona ushtarake që na i ka marrë ISIS në Palmira
Pentagoni ka njoftuar se mund të sulmojë armatimin që grupi Shteti Islamik ka konfiskuar kur e rimori nën kontroll qytetin sirian, Palmira sepse kjo përbën rrezik për forcat amerikane në rajon.

Lejtnant Gjenerali i ushtrisë amerikane, Stephen Toënsend ka deklaruar më 14 dhjetor se armatimi i konfiskuar nga IS-i, përfshin automjete të blinduara, armatim dhe ndoshta edhe pajisje të mbrojtjes ajrore apo armatim tjetër të rëndë.

Ai ka thënë se shpreson që Rusia dhe Siria do e rimarrin së shpejti Palmirën dhe të neutralizojnë kërcënimin, por ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme të sulmojnë nëse kjo është e nevojshme.

“Thjeshtë, çfarëdo që ata kanë konfiskuar paraqet kërcënim për koalicionin, por ne mund dhe duam t’i menaxhojmë ato kërcënime. Unë besoi që do të kemi mundësi t’i sulmojmë ato pajisje dhe vrasim atë (militantin e IS-it) që do ta përdorë së shpejti”, ka thënë Townsend.

Më tej ai ka thënë se Rusia dhe Siria do ta kenë më shumë idenë se kush është në atë zonë dhe janë në pozitë më të mirë që të eliminojnë kërcënimin që u shpërfaq kur IS-i e rimori nën kontroll qytetin gjatë fundjavës.

“Ne nuk arrijmë të dallojmë njërën palë prej tjetrës. Pra, ne nuk arrijmë të themi se kamioni apo ndonjë automjet tjetër i blinduar po përdoret nga ndonjë ushtar i regjimit, i Rusisë apo luftëtar i ISIL-it (Shteti Islamik)”, ka thënë ai./REL
Shtuar më 15/12/2016, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori