Pengu britanik: Amerika nuk mund ta shkatërrojë ISIS-in
Pëlqej
Militantët e ISIS lëshuan një video, kundër SHBA-së dhe shtetetve perëndimore.

Në këtë video është i regjistruar edhe pengu britanik, gazetari John Cantile, i cili detyrohet të flasë rreth ISIS-it.

Ai thotë ndër të tjera që Amerika nuk duhet ta sulmojë grupin radikal, pasi ky grup është shumë i fuqishëm.

Cantile shprehet se IS është lëvizja më e madhe që ka parë bota dhe se nuk mund të shkatërrohet nga sulmet e Amerikës.

Videoja besohet të jetë regjistruar, vetëm pak para se SHBA-ja të nisë sulmet ajrore kundër ISIS-it. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori