Pengmarrje me armë zjarri në Londër (VIDEO)

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në Warwickshir, Londër.

Më shumë se 30 oficerë të armatosur policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, njofton Mail Online, përcjell albeu.com.

Burri i armatosur me një armë gjahu ka marrë peng disa persona në një park, ndërsa policia lokale, përmes një njoftimi në Twitter, u ka kërkuar banorëve të largohen nga vendngjarja.

Autoritete njoftojnë se po vazhdojnë me ndjekjen e incidentit dhe se pengmarrësi nuk është neutralizuar akoma. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori