Sulmi në Bengazi, Clinton: Armët nga Libia
Nuk ka dyshime se sulmi që u bë ndaj selisë diplomatike të SHBA-se në Bengazi të Libisë u realizua me armë të mbërritura nga Libia. Kështu u shpreh sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në dëshminë e saj në Kongres duke nënvizuar se merrte përsipër përgjegjësitë e saj.



Sekretarja e Shtetit duhej të dëshmonte për çështjen në fjalë në fund të vitit të kaluar, por seanca u shty për shkak të problemeve shëndetësore të saj.

Të mërkurën ajo tha se nuk pati kurrë një shkresë zyrtare që të kërkonte rritjen e masave të sigurisë në konsullatën në Bengazi. I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Libi, Christopher Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë të konsullatës mbetën të vrarë në sulmin që u regjistrua 11 shtatorin e vitit të kaluar. Ambasadori vdiq nga asfiksimi pasi mbeti i bllokuar në konsullatën që digjej, pasi persona të armatosur kishin hyrë në kompleksin diplomatik. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2013, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori