Pengmarrja, 37 pengje të vrarë në Algjeri
Të paktën 37 pengje të 8 kombësive të ndryshme janë vrarë gjatë ngjarjes së pengmarrjes masive në fushën e gazit në In Amenas. Sipas bilancit të bërë publik nga kryeministri algjerian 29 militantët islamikë që kishin marrë në kontroll impiantin janë eleminuar dhe tre janë kapur të gjallë. Mes tyre është edhe një kanadez.

Rrethimi katërditor i fushës së gazit, ku mbaheshin peng me qindra punonjës vendas dhe të huaj nga militantët islamikë të lidhur me Al-Qaedën, përfundoi të dielën kur trupat vendase ndërhynë me forcë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2013, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori