Pengjet e rrëmbyer nga piratët: "Kemi ngrënë minj për të mbijetuar"
Një grup marinarësh që janë rrëmbyer dhe më pas janë mbajtur peng prej gati pesë vite nga piratët somalezë, kanë thënë për presigjozin britanik "BBC" se arritën të mbijetojnë duke ngrënë minj.

26 marinarët u morën peng në bordin e anijes së tyre vitin 2012 por u liruan të shtunën pas një shpërblimi të paguar.

Një anëtar i ekuipazhit u vra gjatë pengmarrjes ndërsa dy të tjerë vdiqën nga sëumundjet.

"Na kanë dhënë shumë pak ujë. Kemi ngrënë minj. Po, e kemi përgatitur në mal. Kemi ngrënë gjithçka. Kur të kap uria, ha gjithçka", është shprehur njëri prej pengjeve, i cili ka shtuar se do të jetë shumë e vështirë për ta të fillojnë jetën pas gjithçkaje që ju kishte ndodhur. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2016, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori