Pendohet Theresa May: "Dalja nga Unioni, rrezik për vendin"
Kryeministrja britanike Theresa May, ka ndryshuar qëndrim për Brexit, e cila ka deklaruar se dalja e Britanisë nga Unioni është një rrezik për Britaninë e Madhe.

"Vendi duhet të marrë kreun e Europës në vend që të qëndrojë në hije. Duhet të shohim të ardhmen në vend që të rikrijojmë të shkuarën", ka thënë May.

Gazeta britanike "The Guardian", ka publikuar një bisedë të May me bankierët e bankës amerikane të investimeve "Goldman Sachs" në muajin maj, ku ndryshe nga komentet e saj të kujdesshme në publik, ka shprehur shqetësimet e saj për daljen e vendit nga BE-ja.

"Unë mendoj se argumentet ekonomike janë të qarta. Mendoj se të qenit pjesë e një blloku tregtar 500 milionësh është i rëndësishëm për ne.

Shumë njerëz do të investonin në Britani për faktin se ne jemi në Europë. Ndaj, padyshim ka përfitime për ne në aspektin ekonomik", shton May.

Në 23 qershor Mbretëria e Bashkuar përmes referendumit votoi për të qënë jashtë unionit, ndërsa procedurat për daljen nga BE mendohet të nisin këtë pranverë. /albeu.com/




Shtuar më 26/10/2016, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori