Pekini kërkon zgjidhje konflikti ndërmjet Washingtonit dhe Phenianit
Pëlqej
Kina i kërkoi sot SHBA-ve dhe Koresë së Veriut që të tregojnë kujdes dhe të veprojnë në mënyrë më aktive për të zgjidhur situatën e tensionuar, pas një përshkallëzimi të ri verbal mes Washingtonit dhe Phenianit.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë kujdes në fjalët dhe veprimet e tyre si dhe të veprojnë kryesisht për të ulur tensionet”, deklaroi Geng Shuang, zëdhënës i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, në një komunikatë.

"Duhet të përpiqen që të përforcojnë besimin e përbashkët më shumë se sa të përdorin receta të vjetra që përkojnë me të treguarit e forcës secili me radhë”, theksoi diplomati. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2017, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori