Mbretëresha në vështirësi financiare? Familja mbretërore rrezikon 18 milion paund

Mbretëresha mund të humbasë plot 18 milionë paund të ardhura për shkak të krizës nga koronavirusi.

Me mbylljen e pallatit mbretëror, për shkak të masave kufizuese për përhapjen e Covid-19, Mbretëresha nuk do të arkëtojë në buxhet thuajse 18 milionë paund, para të humbura nga mungesa e turistëve.

Kryeshërbëtori i familjes, Lord Chamberlain Earl Peel pranoi se të ardhurat e familjes mbretërore do të bien ndjeshëm, së paku deri në vjeshtë, me 1/3 e të ardhurave të përvitshme. Po ashtu, ai tha se e ka njoftuar tashmë stafin për një ngrirje të përkohshme të pagesës ndërsa rekrutimi i stafit të ri për momentin është pezulluar.

Vitin e shkuar, turizmi vetëm për familjen mbretërore, me vizitat në Buckingham Palace dhe blerjen e suvenireve për mbretëreshën, arriti në 70 milionë paund.

Vetëm nga biletat në Buckingham Palace arkëtohen në vit 12 milionë paund, nga Kështjella Ëindsor 25 milionë paund, Holyroodhouse në Edinburgh 5.6 milionë, Royal Meës 1.6 milionë paund dhe Clarence House 132 mijë paund.

Mbretëresha Elizabetë vlen 350 milionë paund dhe granti i huaj, që paguhet çdo vit nga taksapaguesit për familjen mbretërore, në 2019 arriti në 82.4 milionë paund. Përgjatë muajve të verës, pallati mbretëror do të mbetet i mbyllur ndërsa shpenzimet për mirëmbajtje do të përgjysmohen përgjatë kësaj periudhe.


Shtuar 19.05.2020 10:15