"PDK i ka
votat për
Demarkacionin", ka thënë Kadri
Veseli në një intervistë për "Indeksonline".
I pyetur për vitin që lam pas,
Veseli ka thënë se edhe 2016-ta sikurse vitet e kaluara u karakterizua me shumë sfida, mospajtime mes pozitës e opozitës, përdorim të gazit lotsjellës në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, protesta të organizuara në sheshet etj.
Sa i përket demarkacionit
kufitar me Malin e Zi, marrëveshje këtë të cilën po e kundërshton opozita, kryeparlamentari
Veseli, i cili është edhe kryetari i partisë më të madhe në vend, PDK-së, tha se kjo parti ka
votat e nevojshme për ta kaluar
demarkacionin. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017,
ora 14:51