Patriarku rus mbërrin në Greqi, ja çfarë i thuhet për çështjen e Maqedonisë
Patriarku rus Kirili ka mbërritur në Selanik ku u prit nga ana e zëvendës/ministrit grek për Punët e Jashtme Ioannis Amanatidis dhe ministri për Maqedoninë dhe Trakinë, Maria Kolia Caruha.

Në vendin e quajtur si "Mali i Shenjtë" ministrat grek i folën Kirilit edhe për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ministrat grekë u shprehën për mediat helene se i bënë një analizë çështjes së emrit të Maqedonisë dhe sipas tyre i dëftuan ngatërresën lidhur me këtë çështje me fqinjët verior.

Sot pas 10 viteve shtetin grek e ka vizituar gjithashtu edhe presidenti i Rusisë Vladimit Putin.

Kirili dhe Putin u pritën nga ana e kryeministrit grek Alexis Tsipras. /Albeu.com/
Shtuar më 27/05/2016, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori