Patriarku
serb,
Irinej, ka dalë kundër deklaratave të presidentit
serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, pas ndaljes së trenit provokues nga autoritetet kosovare.
"Zot mos e bëj ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë. Por, duhet t'i mbrojmë
serbët siç dimë", ka deklaruar
Irinej gjatë një interviste për tabloidin
serb "Kurir".
Këto deklarata kanë ardhur pasi Serbia nisi drejt
Kosovës trenin me mbishkrimet "Kosova është Serbi, ndërsa presidenti Nikoliç u shpreh se është gat të dërgojë ushtrinë në Kosovë, madje i ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të mobilizohen.
Treni ka marrë vëmendje ndërkombëtare, duke e quajtur trenin si një provokim shumë të rëndë nga ana e Serbisë, i cili mund të jetë shkaku i destabilizimit të Ballkanit.
Shtuar më 18/01/2017,
ora 09:31