Patriarku Irinej: Mos e bëj Zot ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë (FOTO LAJM)

Patriarku serb, Irinej, ka dalë kundër deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, pas ndaljes së trenit provokues nga autoritetet kosovare.

"Zot mos e bëj ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë. Por, duhet t'i mbrojmë serbët siç dimë", ka deklaruar Irinej gjatë një interviste për tabloidin serb "Kurir".

Këto deklarata kanë ardhur pasi Serbia nisi drejt Kosovës trenin me mbishkrimet "Kosova është Serbi, ndërsa presidenti Nikoliç u shpreh se është gat të dërgojë ushtrinë në Kosovë, madje i ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të mobilizohen.

Treni ka marrë vëmendje ndërkombëtare, duke e quajtur trenin si një provokim shumë të rëndë nga ana e Serbisë, i cili mund të jetë shkaku i destabilizimit të Ballkanit.
Shtuar më 18/01/2017, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori