Një predikuese e një kishe të vogël në qytetin Flint, në Miçigan, i ka dhënë një mësim të ashpër kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald
Trump, pasi ky i fundit shkoi atje për të dhënë mbështetjen e tij dhe zgjodhi Kishën Metodiste në këtë qytet me shumicë banorësh me ngjyrë, si vazhdim i përpjekjeve të tij për të afruar këtë pjesë të elektoratit.
Por, gjatë fjalimit të tij, nga kriza e ujit dhe vështirësitë e banorëve të qytetit,
Trump nisi të sulmojë Hillary Clintonin, e cila, sipas tij, me votën që i dha marrëveshjes për tregtinë e lirë, ka dëmtuar ekonominë e
Flintit.
Sapo nisi sulmin verbal ndaj Clintonit,
pastori Faith Green
Timmons ndërhyri duke ndërprerë Trumpin.
"Z.
Trump, ju ftova këtu në shenjë falenderimi për atë që keni bërë për komunitetit e
Flintit dhe jo për të dhënë fjalime politike", deklaroi
Timmons.
Trump u tërhoq menjëherë nga qëndrimi i tij.
Pas këtij incidenti, në një intervistë për mediat,
pastori Timmons tha se kisha e saj është e hapur për të gjithë dhe se prania e Trumpit aty nuk tregon se ajo mbështet kandidatin republikan. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2016,
ora 15:50