Një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi lau
dhëmbët. Ngjarja ndodhi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mamaja e vajzës deklaroi se e bija “vdiq nga
pasta e dhëmbëve”, pasi vogëlushja ka patur alergji fatale që u provokua nga kolinozi me bazë
qumështi, element ushqimor ky ndaj të
cilit vajza ishte shumë alergjike.
Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinozit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje
qumështi.
Shtuar më 20/04/2019,
ora 11:08