Pasojat që ka lënë pas “zemërimi” i Irmës (FOTO LAJM)

Uragani më i fuqishëm i regjistruar ndonjë herë në rajonin e Atlantikut, “Irma” është nisur drejt Haitit dhe Republikës Domenikiane, pasi ka marrë jetët e së paku dhjetë vetave në ishujt Karaibe.

Shteti i Floridës, ndërkaq, duhet të përgatitet për goditje direkte në zonën e Majamit në ditët në vijim.

Parashikuesit e motit e kanë përshkruar Irmën si stuhi “potencialisht katastrofike”, e kategorisë 5, që është klasifikimi më i lartë në SHBA për uragane.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, tha se tetë njerëz janë vrarë në territorin francez të Shën Martinit.

“Është fatkeqësi e madhe; 95 përqind e ishullit është shkatërruar”, tha Daniel Gibbs, kryetar i këshillit lokal në Shën Martin.

UraganiIrma’ është një ndër më shkatërruesit që ka prekur ndonjëherë Amerikën. Më sipër disa pamje nga pasojat që “zemërimi” i Irmës ka lënë pas. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori