Pasojat e uraganit Irma, murgesha nis pastrimin me sharrë në dorë (VIDEO)

Pëlqej
Nuk ndodh çdo ditë që të shikosh një murgeshë me sharrë elektrike në dorë, por motra Margaret Ann, e ka përdorur me stil në Majemi, duke pastruar mbetjet që la pas uragani Irma.

Me veshjen e saj të murgeshës, ajo është fiksuar në kamera teksa përdorte pajisjen jo fort të lehtë, duke ndihmuar në largimin e një peme që ishte rrëzuar nga stuhia e egër shkruan TCH.

Policia e majemit publikoi videon në faqen e saj në Twiter, duke falënderuar murgeshën dhe komunitetin për ndihmën e dhënë pas kalimit të uraganit Irma.

Motra Margaret Ann, punon në një shkollë të mesme në Kendallin perëndimor. Ndërsa zona mund të jetë kursyer nga goditja e drejtpërdrejtë e Irmës, vendosmëria e murgeshës, tregoi se sa të predispozuar ishin banorët e Floridas për t’iu rikthyer jetës normale. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori