Pasojat e rënda të ngrohjes globale
I nxehti i skajshëm që ka pushtuar edhe zonat veriore, apo temperaturat e larta që kanë kapur rekordet historike në disa shtete europiane, kanë një emërues të përbashkët, ngrohjen globale. Shkencëtarët ngrenë alarmin se temperaturat e globit vijojnë të rriten vit pas viti, duke bërë thirrje për masa të menjëhershme për uljen e dioksiditkarbonit.

Sipas përllogaritjeve të Qendrës Amerikane për Informacionet Klimatike, ajri është i tejngopur me dioksid karboni. Çlirimi i dioksiditkarbonit në atmosferë në 2017-ën ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë. Çka ka bërë që 4 vitet e fundit të jenë më të ngrohtat në krahasim me 4-vjeçarët e të gjitha kohërave.

I njëjti raport vlerësoi se viti 2017 ishte viti ku u regjistrua niveli më i lartë i detit dhe temperaturat më të larta në rang global në një vit që për më tepër nuk ka në ciklin e tij El Nino, fenomenin e njohur klimatik që ka në ciklin e tij ngrohjen e Paqësorit.

Sasia e dioksiditkarbonit në atmosferë vitin e kaluar ishte në nivelin më të lartë në 800.000 vjet.
Shtuar më 02/08/2018, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori