Pasoja të mëdha nga shpërthimet në Londër
Albeu.com
Njoftohet për pasoja të mëdha pas të paktën gjashtë shpërthimeve në metro dhe në autobusë londinezë. Scotland Yard deri tani ka konfirmuar një raport për shpërthim në autobusët e qytetit, në Tavistik Place- por tha se shkaktari ende nuk është i njohur. Scotland Yard ka bërë të ditur se është lajmëruar për shpërthime në Edgware Road, King's Cross, Liverpool Street, Russell Square, Aldgate East dhe Moorgate. Shpërthimet kanë shkaktuar dëme të tmerrshme, ndërsa spitalet më nuk pranojnë raste jo-emergjente, raporton BBC Five Live. Ende nuk ka raporte për viktimat.
Shtuar më 07/07/2005, ora 17:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori