Pasioni biond i Sarkozisë
Pëlqej
Albeu.com
Gazetarja televizive, Laurence Ferrari, që ka bërë për vete Elizenë. Nuk është e vetmja në morinë e kolegeve që kanë flirtuar dhe janë martuar me politikanë të famshëm.Siç thotë edhe Bernadette Chirac (bashkëshortja e ish-presidentit francez, Chirac) për të mbajtur në rregull pallatin presidencial duhet dora e një gruaje. Me sa duket edhe Presidenti i ri, Sarkozy, ka nisur të lëvizë. Duke e hedhur përfundimisht pas krahëve marrëdhënien e tij me Cicilia-n, Nicolas Sarkozy duket se ka rënë sërish në dashuri. Shigjetat e Parisit janë ngulur në trupin e bukur të Ferrari Laurence, 41-vjeçarja nga Savoja, një gazetare televizioni. I ati ka qenë një ish-deputet i UDF-së, partia e Bayrou, një nga kundërshtarët e Sarcozy në garën presidenciale. Nëse dëshironi që edhe juve t‘ua çojë zemrën peshë, mjafton të ndizni televizorin dhe të shihni emisionin politik "Dimanche+". Aty ajo përballet me politikanë dhe protagonistë të aktualitetit. Me sa duket, gazetaret janë të preferuarat e Presidentit: në bëmat e tij të dashurisë, figuron edhe emri i një kolegeje të Ferrari-t, e cila punon në shtypin e shkruar, në "Le Figaro". Thuhet se Sarko pati një romancë të shkurtër me të gjatë periudhës që ish-bashkëshortja e tij e braktisi për disa muaj në vitin 2005. Por kur Cécilia u rikthye sërish, ajo u pushua nga puna me shumë lezet. Megjithatë, është vërtet e dhimbshme të imagjinosh që është pikërisht Laurence ajo që ka ditur të bëjë lajkat e duhura për të ndjellë një 50-vjeçar. E kush nuk e kujton 30 tetorin e 2005-ës? Në ekranin e televizorit u shfaq një Sarkozy ende në rolin e ministrit të Brendshëm. Pas pak minutash gazetarja e pyeti në mënyrë djallëzore: "A është e vërtetë se në periferi policia nuk është kurrë e pranishme?" Janë mënyra që Sarkozy i urren, rregulli është se dialogun e drejton ai.

Më pas Laurence e përshëndeti me ironi: "Faleminderit Nicolas Sarkozy, kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2007-ës". Për një moment telekamera fokusoi Sarkozy-në, i cili dukej qartë se nuk ishte në humor të mirë. Ngjarjen në fjalë gazetat e komentuan me entuziazëm, sidomos performancën e gazetares Laurence. Jo shumë kohë pas kësaj ngjarjeje, Laurence vendosi të ndërronte televizion, duke kaluar në "Canal+".

Por ajo çka i çudit më shumë njerëzit është pikërisht fakti se ku e gjen kohën ai "dreq" Presidenti për të bërë për vete një grua, të ngatërrohet në rite romantike mes udhëtimesh, të drejtojë një këshill ministrash, të miratojë ligje e dekrete? Pëshpëritet për një udhëtim të fshehtë në Marok, mes një këshilli ministrash të decentralizuar në Korsikë dhe një mision të papritur në Çad për të liruar pengje të ndryshme. Me Ferrari-n po merret shtypi anglez e në veçanti "Daily Mail" - që fillimisht i ka vënë një emër biondes hipotetike të Presidentit - tregon se edhe ajo është divorcuar në tetor.



Ah, bukuria ndjellëse e gazetares!


Vajzat e spektakleve në fund të karrierës, të cilat mendojnë të riqarkullojnë si producente, do të bënin mirë të mendoheshin: ndoshta nuk do të jenë të gjitha histori me përfundime të lumtura si ajo e mbretëreshës së ardhshme të Spanjës. Letizia Ortiz ishte në shërbim për televizionin spanjoll TVE, kur kryqëzoi shikimin e saj me princin e Austurias), por të paktën ia vlen ta provosh fatin me VIP-at. E ndërsa në vende të tjera gazetaret njohin një lloj karari me politikanët, ajo çka ndodh në Francë ta neverit vërtet. Sapo ndodhet përballë personit të rëndësishëm për intervistë, gazetarja lëshon pyetjen dhe i hedh bashkëbiseduesit një vështrim ndjellës. Ai fillimisht duket i irrituar, por në fakt ka rënë pre e lojës së gazetares. Në Francë, sidomos politikanët, bien në grackat ndjellëse të gazetareve si mizat në rrjetat e merimangave. Vetë Sarkozy është magjepsur dhe ka rënë brenda dy herë, fillimisht me Anne Fulda, gazetare kronike e "Figaro"-s, dhe tani me Laurence Ferrari e "Canal+", të cilat janë të divorcuara njësoj si Presidenti. Dy nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së Sarkozisë kanë lidhje me dy gazetare televizioni. Bernard Kouchner, (ministër i Jashtëm) dhe Jean-Louis Borloo, (ministër i Ekonomisë). Sigurisht, gjërat nuk ndryshojnë shumë edhe për opozitën: ndërsa Ségolène Royal mundohet të shërojë plagët pas mundjes, ish-shoku i saj, Françoise Hollande, po jeton përkrah një redaktoreje të "Paris-Match". Me sa duket ka ndjekur gjurmët e Dominique Strauss-Khan, i cili prej shumë vitesh jeton me gazetaren e njohur, Anne Sinclair.

Në Gjermani kemi rastin e Doris Kopf, zonja e katërt, Schröder. Nuk dihet se si ia arriti ajo të mënjanonte zonjën e tretë Schröder, Hiltrud, e cila ishte shumë e dashur për gjermanët.

Në Spanjë, gazetaret janë konsideruar gjithnjë me fat, me një dasmë si në përralla, si në rastin e princeshës Leticia, fundi i ëndërruar prej gjithë të tjerave. /G. Shqip/
Shtuar më 30/11/2007, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori