Pasi la BE-në, Britania i bashkohet SHBA-ve
Pas daljes së bujshme nga BE-ja, Britania e Madhe po bën gjithnjë e më të qarta planet ambicioze për t'u bashkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shoqëria Mbretërore planifikon të hapë për herë të parë një degë në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që një ditë Amerika të bëhet një anëtare zyrtare e grupit mbretëror.

Projekti, i cili ka edhe mbështetjen e konsiderueshme të Mbretëreshës së Anglisë, ka ardhur pjesërisht si rezultat i simpatisë ndaj numrit një të Uashingonit, Presidentit Donald Trump, shkruan "The Telegraph".

Michael Lake, drejtori i Komunuelthit të Shoqërisë Mbretërore, tha se hapja e një dege të rë në SHBA, do të bashkojë më tej Britaninë me Amerikën, të cilat në fund të funsit, ndajnë një gjuhë të përbashkët. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori