Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2020
The Henley Passport Index, që vlerëson periodikisht pasaportat më miqësore në botë, ka përpiluar listën e parë të dekadës së re.

Japonia renditet në vend të parë duke ofruar liri për të udhëtuar pa viza në 191 destinacione në mbarë botën. Azia qëndron në krye të listës gjithashtu me Singaporin në vendin e dytë dhe Korenë e Jugut në vendin e tretë. Së bashku me Korenë e Jugut renditet edhe Gjermania.

Përsa i përket vendeve europiane, ato qëndrojnë në Top10: Italia dhe Finlanda në vendin e katërt; Spanja, Luksemburgu dhe Danimarka në vendin e pestë; Suedia dhe Franca në të gjashtin. Në Top10 renditen edhe Zvicra, Portugalia, Hollanda, Austria, Irlanda, Norvegjia, Greqia dhe Belgjika.

Shqipëria renditet në vendin e 54, pas Gjeorgjisë dhe para Turqisë, me 114 destinacione.


PHOTO COURTESY/THE HENLEY PASSPORT INDEX
SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të bien nga renditja duke u pozicionuar në vendin e tetë, shumë larg vendit të parë që mbanin në 2015-n.

Pasaportat më të mira për vitin 2020 janë:

1. Japoni (191 destinacione)
2. Singapor (190)
3. Koreja e Jugut, Gjermani (189)
4. Itali, Finlandë (188)
5. Spanjë, Luksemburg, Danimarkë (187)
6. Suedi, Francë (186)
7. Zvicër, Portugali, Hollandë, Irlandë, Austri (185)
8. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, Greqi, Belgjikë (184)
9. Zelanda e Re, Malta, Republika Çeke, Kanada, Australi (183)
10. Sllovaki, Lituani, Hungari (181)

Pasaportat më të këqija për vitin 2020:

100. Koreja e Veriut, Sudani (39 destinacione)
101. Nepal, Territori Palestinez (38)
102. Libia (37)
103. Jemeni (33)
104. Somali, Pakistan (32)
105. Siria (29)
106. Iraku (28)
107. Afganistan (26)
Shtuar më 08/01/2020, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori