Kapsolla detonatore plas në çatinë e një banese në Krujë, u hodh nga persona të paidentifikuar

Një kapsollë detonatore ka shpërthyer mbi çatinë e një banese në Krujë. Policia njofton se nga shpërthimi janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë. Po punohet për identifikimin e autorit/eve. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./Albeu.com.


Shtuar 5.09.2023 09:05