Pasagjerja vesh 2,5 kile rroba për të shmangur pagesën ekstra të bagazheve
Gel Rodrigez, është emri i pasagjeres filipinase, e cila pasi valixhja e saj i tejkaloi 7 kilet e lejuara, për të evituar pagesën ekstra të rrobave të ngelura, vendosi ti veshë të tëra ato.

Gel veshi në trupin e saj rreth 2,5 kile rroba, duke e bërë super të lodhshëm udhëtimin e saj.

Ajo arriti ti kalonte rrobat e saj në mënyrë të suksesshme, pa pasur nevojë të paguante asnjë kosto shtesë, por u shpreh se nuk do ta përsëriste më kurrë diçka të ngjashme, pasi trupi i saj ka qënë gjatë gjithë kohës në dhimbje nga pesha e shtuar e rrobave.

Gjithashtu ajo raporton se kishte tmerrësisht vapë, dhe se rrobat në një pikë po i shkaktonin asaj probleme me frymëmarrjen.

Fotot e saj të postuara në rrjetin e Facebook, kanë bërë xhiron e botës, ku disa njerëz e kanë cilësuar veprimin e saj të zgjuar, e disa të tjerë e kanë parë si një veprim totalisht idiot.
Shtuar më 18/10/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori