E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Pas ZIKA-s, "Epideima e etheve të verdha" pushton Brazilin, deri tani 40 të vdekur
Brazili është përfshirë nga epidemia e etheve të verdha, ndërsa sipas medieve ndërkombëtare mësohet se Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës.
Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend që në vitin 2000.

Deri më tani janë regjistruar 70 raste, ndërsa 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 300 raste janë duke u hetuar.
Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais.
Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella dhe mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje, shkruan rel.

Ndërkohë, guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2017, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori