Pas zdukjes ISIS ende vazhdon me propogandën
Shteti Islamik ka deklaruar për herë të parë se e ka themeluar një provincë në Indi, pas përleshjeve mes militantëve dhe forcave të sigurisë në rajonin e kotestuar të Kashmirit, me ç’rast ishte vrarë një militant.

Agjencia e lajmeve e ISIS-it njoftoi se province e re quhet Vilajeti i Hindit dhe se ky grup merr përgjegjësinë për pasojat ndaj ushtrisë indiane në qytetin e Amshiporas, i cili shtrihet në krahinën Shopian të Kashmirit.

Deklarata e ISIS-it përputhet me një deklaratë të policisë indiane, e cila u publikua të premten. Sipas saj, një militant i quajtur Ishfaq Ahmad Sofi u vra gjatë aksionit në Shopian.

Njoftimi i ISIS-it për themelimin e provincës së re duket se është bërë me qëllim të forcimit të pozitës së tij pas dëbimit të grupit nga kalifati i tyre në Siri dhe Irak, ku dikur kontrollonte territor prej mijëra kilometrash katrorë.

ISIS-i i ka shtuar sulmet vetëvrasëse kohëve të fundit. Ky grup e mori përgjegjësinë për sulmet me bomba në disa kisha dhe hotele të Sri-Lankës, në të cilat mbetën të vdekur 253 persona.
Shtuar më 11/05/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori