Lufta në Ukrainë, këto janë të gjitha ngjarjet e fundit

Lufta në Ukrainë është në ditën e 23-të të saj dhe situata vazhdon të jetë e papërmirësuar.

Bombardimet vazhdojnë në shumë qytete të vendet dhe numri i viktimave civilë dhe ushtarak vazhdon të rritet.

Këto janë ngjarjet kryesore të fundit:

  • Shkatërrohet fabrika e avionëve : Rusia ka gjuajtur disa raketa pranë aeroportit ndërkombëtar të Lviv në Ukrainën perëndimore, duke shkatërruar një fabrikë të riparimit të avionëve aty pranë, sipas zyrtarëve lokalë. Lviv është afër kufirit polak dhe ka vepruar si një strehë e sigurt për mijëra refugjatë.
  • Qytete të tjera të granatuara : Disa qytete të mëdha janë përballur gjithashtu me sulme të reja ajrore. Në qytetin lindor të Kharkiv , një ndërtesë universiteti dhe dy blloqe banesash u granatuan, duke vrarë një person dhe duke plagosur 11. Më tej, në jug, në Kramatorsk , dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në një sulm me raketa. Dhe në kryeqytetin Kiev , një person u vra pasi një raketë e rrëzuar shpërtheu në një lagje banimi.
  • Shtrëngohet laku në Mariupol: Rusia thotë se separatistët në Ukrainën lindore, me ndihmën e forcave të saj të armatosura, po “shtrëngojnë lakun” rreth qytetit ukrainas të Mariupol, në Ukrainën jugore. Dhjetëra mijëra civilë besohet se janë bllokuar atje.
  • Shpëtohen të mbijetuarit e teatrit: shefi i të drejtave të njeriut në Ukrainë thotë se civilët e parë që ishin strehuar në një teatër të bombarduar në Mariupol kanë dalë nga rrënojat. Deri më tani 130 njerëz janë shpëtuar, thotë ajo, pas sulmit që Ukraina fajëson Rusinë.
  • Dy milionë kalojnë në Poloni : Roja kufitare e Polonisë thotë se më shumë se dy milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vend, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
  • Britania e Madhe bllokon RT: Rregullatori britanik i transmetimit Ofcom ka hequr licencën e kanalit televiziv RT të financuar nga shteti rus.