Pas tetë ditëve, fillon puna e spitalit në Wuhan
Ditën e sotme ka përfunduar spitali i dedikuar për pacientët e prekur nga koronavirusi në zemër të qytetit ku lindi kjo sëmundje. Spitali nisi të ndërtohej vetëm 8 ditë më parë, ndërsa sot i është dhënë dora e fundit ku janë instaluar edhe pajisjet elektronike dhe mjekësore në të.

Ky spital ka rreth 1 mijë shtretër dhe pritet të pres të sëmurët në Wuhan. Ndërkohë pacientët e parë të prekur me koronavisrus do të fillojnë të paraqiten të hënën.

Spitali Huoshenshan, është një nga dy spitalet e dedikuara vetëm këtij virusi në kinë. Spitali ka një sipërfaqe prej 25,000 metrash katrorë.
Shtuar më 02/02/2020, ora 21:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori