“Llamarina e serbatorit ishte e hapur”, dëshmon e dashura e “Aleksit të Memaliajt” që iu bë atentat me tritol në Sauk

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë Aleksandër Sadikaj në Tiranë.

Bashkëjetuesja e viktimës ka treguar se Sadikaj kishte vë re një problem në serbatorin e makinës.

27-vjeçari kishte konstatuar një dëm serbatorin e makinës, por që nuk i kishte kushtuar rëndësi.

Ndërsa miqtë të tij kanë deklaruar se ai nuk ruhej. Ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit nga policia janë gjetur shumë mjete të paligjshme.

“Me Aleksandërin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur”,ka thënë ajo./BalkanWeb/