Pas sulmit terrorist, Franca rrit sigurinë për zgjedhjet presidenciale
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Franca ka rritur masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fundjavë, pas sulmit të së enjtes mbrëma, gjatë të cilit u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

“Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment historik, i cili është fundamental për kombin tonë”, u shpreh kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, pas mbledhjes urgjente të kabinetit të sigurisë më 21 pril.

Cazeneuve tha se rreth 50 mijë policë dhe xhandarë do të ofrojnë siguri gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 prill, ndërkaq 7 mijë ushtarë gjithashtu do të patrullojnë.

Një person sulmoi policinë në Champs-Elysees natën e 20 prillit, duke vrarë një polic dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Sulmuesi më pas u vra nga autoritetet e rendit.

ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së