Pas SHBA-ve edhe Izraeli largohet nga UNESCO
Pëlqej
Izraeli ka marrë vendim që të largohet nga UNESCO.

Ky vendim vjen vetëm disa orë pas largimit të SHBA-ve, që është bërë e ditur gjatë ditës së enjte.

Amerika ka listuar pikërisht Izraelin si arsye të largimit të saj, duke e akuzuar këtë organizatë për paragjykime “anti-izraelite”.

Mirëpo, sipas gazetës Foreign Policy, vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve.

Mundësia e madhe që Katari të bëhet udhëheqës i UNESCO-s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA-të si “akt anti-izraelit” dhe dështim që këtë post ta marrë një personalitet më i përshtatshëm. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori