Pas SHBA-ve edhe Anglia dërgon anije luftarake kundër Putinit
Sekretari i Mbrojtjes në qeverinë britanike, Gavin Williamson, ka thënë se luftanija e Ushtrisë Mbretërore e dërguar në Ukrainë do ta japë një mesazh të fuqishëm për presidentin rus, Vladimir Putin.

Luftanija ka hyrë në ujërat e Detit të Zi më herët gjatë këtij muaji, pasi Rusia i rrëmbeu tri anije ukrainase.

Vetë sekretari Williamson e ka vizituar këtë luftanije në portin e Odesas.

Ai tha se prania e saj tregon përkrahje për Ukrainën përballë rritjes së agresionit rus. Përpos kësaj, ai deklaroi se në këtë zonë do të vendosen edhe luftanije tjera për ta rritur praninë e Britanisë së Madhe në Detin e Zi. NATO-ja kohëve të fundit e ka shtuar numrin e operacioneve në Detin e Zi duke e rritur edhe numrin e patrullimeve me anije lufte.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbesin të larta për shkak të qasjes në brigjet e Krimeas. Krimea dikur ishte pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Sidoqoftë, Ukraina thotë se Krimea është ende pjesë e territorit të saj, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shtuar më 22/12/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori