Pas SHBA-ve dhe Izraelit, edhe Turqia prodhoi aeroplan pa pilot
Albeu.com
Turqia promovon mjetin ajror pa pilot ANKA. Me prodhimin e ANKA-s, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, Turqia u bë vendi i tretë në botë që prodhon mjet ajror pa pilot me këto cilësi.Pritet që ANKA, pra mjeti ajror pa pilot i Turqisë që mban emrin e shpendit legjendar Feniks, të japë kontribute të mëdha në luftën kundër terrorit, njofton TRT. Mjeti ajror pa pilot i Turqisë doli nga hangari me ceremoni.

Me prodhimin e ANKA-s, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, Turqia u bë vendi i tretë në botë që prodhon mjet ajror pa pilot me këto cilësi.

Ky mjet ajror pa pilot, i cili mund të fluturojë 24 orë pa ndalim në një lartësi mesatare, arrin të ngrihet deri në 9 mijë metra mbi nivelin e detit.

ANKA mund ti përcjellë qendrës pamje dhe të dhëna në të gjitha kushtet atmosferike, mbi re, natën dhe ditën. Gjithashtu, nëse ndërpritet komunikimi mes dy qendrave, ANKA mund të luajë rolin e centralit në ajër dhe të garantojë komunikimin. Po të nevojitet mund të prishë sistemin elektronik të armikut dhe të bëjë një luftë elektronike.
Me anë të Feniksit, pra ANKA siç i thonë në turqisht, Turqia do të fitojë një avantazh të madh veçanërisht në luftën anti-terror.
Fluturimet provë të Feniksit do të fillojnë në muajin shtator.
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori