Pas SHBA dhe Gjermanisë, Italia ka tonelata me ar që do t'i përdorë për borxhin
Pëlqej
Përdorimi i rezervavearit të Italisë për të frenuar deficitin buxhetor mund të jetë një ide interesante. Deklarata ka ardhur nga zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini.

Më herët, gazeta ‘La Stampa’ tha se Qeveria po shqyrtonte përdorimin e një pjese të rezervavearit të vendit, të cilat mbahen nga Banka e Italisë për të frenuar deficitin buxhetor të këtij viti dhe për të shmangur një rritje të planifikuar të TVSH-së në 2020.

“Nuk është një çështje që po e ndjek, por kjo mund të jetë një ide interesante”, tha Salvini për gazetarët në Romë.

Përpjekjet e mëparshme nga Qeveritë italiane për të shitur një pjesë të rezervavearit për të ndihmuar në balancimin e llogarive publike u ndaluan nga autoritetet europiane, duke argumentuar se ata mund të dëmtonin pavarësinë e Bankës së Italisë.

Italia është mbajtësi i tretë më i madh në botë i rezervavearit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, me 2 451.8 ton që nga viti i kaluar.
Shtuar më 12/02/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori